Shtyhet seanca për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixho! Shkak mungesa e tyre në gjyq
Pritej të zhvillohej sot seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja hetimore ndaj ish-zyrtarit Ilir Meta.
Prokuroria pritej të lexonte sot pretencën, por procesi nuk mund të vazhdonte për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore të të pandehurës Kryemadhi. Mbrojtja e saj kishte kërkuar më herët shtyrjen e seancës.
Fraksion.com

