AktualitetPolitikëTë fundit

“37 ditë revoltë për largimin e Ramës”, ambasadori gjerman: Çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje me vlerat e BE është i mirëpritur

Prej 37 ditësh vijon revolta qytetare për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner komentoi protestat paqësore që po zhvillohen në Shqipëri, duke i cilësuar ato pjesë të vlerave europiane.

“Duhet të vlerësojmë ata që zbatojnë vlerat e BE në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit. Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me vlerat e Bashkimit Europian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e vlerave të BE. Dhe se kush ka faj për dhunën e ushtruar, është ende në diskutim”, tha ai.

Nga Kolonja, gjatë ceremonisë përkujtimore për viktimat e masakrës së Borovës, ambasadori gjerman ne Shqiperi Karl Bergner theksoi se toleranca, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë garancia që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

“Të përpiqemi të mësojmë si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten, kjo arrihet duke vendosur rregulla si toleranca, të drejtat e njeriut, zbatimi i ligjit, dhe këto janë vlerat e EU. Ndaj ne mbështesim dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është në linjë me këto parime dhe e mbështesim procesin e integrimit”, tha ai.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com