AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama, Balluku, Taulant Balla dhe i gjithë Parlamenti të japë llogari”, protestuesja: Kanë futur duart në xhepat e popullit, bashkohuni t’i largojmë

Vijojnë tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Një protestuese ka bërë thirrje që të bashkohen në këtë revoltë deri në rrëzimin e qeverisë.

“I bëj thirrje pensionistëve të mos bien pre për 50 mijë lekë të vjetra që u ka thënë se do t’u japë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ne, ta heqim zvarrë këtë kriminel. Edi Ramën, Ballukun, Taulant Ballën, të gjithë parlamentin të japin llogari. Të Dalin këtu nëse nuk kanë futur duart në xhepin e popullit” u shpreh një tjetër protestuese.

Një protestues tjetër në një intervistë për News24, është shprehur se qëndresa do të vazhdojë, ndërsa theksoi se protesta nisi shumë paqësisht, por protestuesit u provokuan.

“Protesta është legjitime. Ky Parlament është i krimit dhe kjo është thënë nga protestuesit që ditën e parë. Rama në burg, Berisha në burg. Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime. Kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com