AktualitetPolitikëTë fundit

Adriatik Lapaj u bashkohet protestuesve para parlamentit, ata i kërkojnë të largohet

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbërritur para Parlamentit për t’iu bashkuar protestuesve, por është pritur me një klimë tejet tensionuese.

Sapo është vënë re prania e tij, turma i ka kërkuar të largohet nga protesta. Protestuesit i kanë kërkuar prerazi Lapajt të largohet menjëherë nga tubimi, duke mos e pranuar praninë e tij në shesh.

“Rri si protestues, jo me votime”, i janë drejtuar ata drejtuesit të Shqipëria Bëhet.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com