AktualitetPolitikëTë fundit

Përplasja te Parlamenti, Goxhaj thirrje protestuesve: E kemi me parlamentin, jo me policinë

Pas një incidenti ku një efektiv policie u lëndua në kokë nga goditja me gur gjatë protestës, Dritan Goxhaj ka ndërhyrë duke u bërë thirrje protestuesve të shmangin dhunën ndaj forcave të rendit.

Duke iu drejtuar turmës, Goxhaj u shpreh: “E kemi me parlamentin! Jo me gurë Policisë së Shtetit!”

Ndërkohë, në turmë është dëgjuar edhe një protestuese e cila ka bërë thirrje për qetësi, duke thënë: “Jo me djemtë, jo me çunat, jo me policinë!”

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com