Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura! Çfarë po ndodh në zonë
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme. Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje që në orët e para.
Ndërsa seanca plenare në Kuvend do të nisë në orën 10:00. Përpara ambienteve të Kuvendit ndodhen fora të shumta policie.
Masat e rrepta të sigurisë rreth Parlamentit kanë krijuar situata të pazakonta edhe për vetë deputetët e mazhorancës, të cilët po bëjnë çmos për të shmangur përballjen me turmën e protestuesve.
Mirëpo, ky plan ka dështuar, pasi ka gjetur dyert e qendrës tregtare të mbyllura në kuadër të planeve të sigurisë.
I gjendur para dyerve të bllokuara, deputeti socialist është detyruar të kthehet pas. Ai është parë të qëndrojë ende në zonën përreth, në pritje të një mundësie tjetër për t’u futur brenda perimetrit të blinduar të Kuvendit.

Fraksion.com

