Përplasje para Kuvendit, efektivët shtyhen me protestuesit! FNSH vendoset gardh, çahet kordoni i policisë
Ka agravuar situata para Kuvendit të Shqipërisë. Gazetari Osman Stafa tha për News24 se një funksionar politik ka provokuar protestuesit, dhe kjo ka sjellë edhe tensionim më të shtuar të protestuesve. Efektivë të policisë janë shtyrë me protestues, ndërsa është vendosur edhe FNSH.
Pas përplasjeve një pjesë e gardhit metalik është hequr.
Fraksion.com

