Nisin shoqërimet e para te Parlamenti! Mes të ndaluarve edhe Gent Progni
Situata ka filluar të eskalojë në perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit. Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para të qytetarëve që ndodheshin në zonën ku po zhvillohet protesta.
Mes të shoqëruarve nga forcat e rendit është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti, Gent Progni.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij shoqërimi, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar në të gjithë zonën përreth Parlamentit.
Fraksion.com

