Krimet zgjedhore: Shpallet e pafajshme kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është shpallur e pafajshme.
Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.
Fraksion.com

