AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos u merrni me protestuesit, shikoni zyrtarët që keni nën hetim!”, protestuesi nga SPAK: Rama me sektin e tij po “shqyen” e betonizon Shqipërinë, drejtësi!

Një tjetër protestues nga SPAK bëri thirrje që drejtësia të shkojë deri në fund.

Ai tha për gazetaren Klodiana Lala se Rama bashkë me sektin e tij të PS-së, në bashkëpunim me arkitektë të huaj, po shqyejnë vendin dhe e betonizojnë.

“I bëj thirrje PS, mbi të gjitha Kryeministrit, ballës, cilido që ka marrë përsipër të hetojë protestuesit, të shoh listën e zyrtare apo kryetarëve të bashkive që ndodhen në hetim në SPAK. Kryeministri dhe sekti i tyre privat, që kanë shkuar deri aty sa të ftojnë arkitektë të huaj që të shqyejnë dhe betonizojnë vendin tonë. Nuk ka rëndësi se kush jemi, rëndësi ka kauza. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Pritshmëritë tona nga SPAK janë si ata e filluan, ndaj ne do të besojmë. Duam drejtësi.”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com