“Atdheu në rrezik!”, thirrje nga protesta para SPAK: Përtej politikës, të gjithë bashkë në interes të vendit!
Një protestuese nga tubimi që po mbahet para SPAK-ut, bëri thirrje për përbashkim të shqiptarëve, pasi atdheu është në rrezik.
“Jemi këtu se të gjithë duhet ta kuptojnë. Atdheu është në rrezik. Nuk jam dakord që duhet t’i çojmë lule, por do i çojmë lule, kur të çlirohet Shqipëria!”, tha ajo.
Sakaq, sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Një tjetër mesazh erdhi nga protesta, ku një qytetare bëri thirrje për përbashkimin e shqiptarëve. Ajo tha se shqiptarët duhet të bashkohen përtej politikës, në interes të vendit.
“I bëj thirrje shqiptarëve, jashtë dhe këtu, mos ndaloni protestën. Këto protesta dhe fjalimet e tyre, duhet të jenë më profesionale, që të mos përdorim gjuhën e shëmtuar të Parlamentit, të politikanëve. Nuk duhet të ketë lidhje partie, të bashkohemi për shqiptarinë.”, tha ajo.
Qytetarët dorëzuan sot librin “Albanian Files” të firmosur nga protestuesit dje në shesh, si ‘provë’ e kapjes së shtetit. Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta e cila organizohet çdo ditën në Tiranë, kundër Ramës. Kjo është protesta e 32 , e cila vijon pandalur nga shqiptarët me një mesazh të qartë, largimin e Ramës.
Fraksion.com

