AktualitetPolitikëTë fundit

Muçollari: Helmimet në Akademinë e Sigurisë tregojnë dështim të qeverisjes

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka reaguar sot lidhur me rastet e raportuara të helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë, duke e cilësuar situatën pasojë të një qeverisjeje që, sipas tij, ka humbur prioritetet dhe nuk garanton standardet bazë të sigurisë publike.

Në deklaratën e tij, Muçollari u shpreh se brenda një periudhe dymujore janë regjistruar dy raste të helmimit masiv të studentëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke ngritur shqetësime për mungesë masash efektive pas ngjarjes së parë.

Sipas tij, fakti që situata është përsëritur tregon dështim institucional në garantimin e sigurisë ushqimore, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi standardet e kontrollit në institucionet publike.

Muçollari theksoi se siguria ushqimore duhet të jetë detyrim themelor i shtetit dhe jo çështje dytësore, duke shtuar se qytetarët nuk mund të kenë besim tek institucionet kur ato nuk arrijnë të garantojnë standardet më bazë të shërbimeve publike.

Ai akuzoi qeverinë se është e fokusuar në ruajtjen e pushtetit dhe jo në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa shtoi se protestat qytetare, sipas tij, janë pasojë e drejtpërdrejtë e dështimeve të përditshme të qeverisjes.

Muçollari u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat, duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se, sipas tij, vjen si rezultat i refuzimit të dështimit nga vetë qytetarët.

Fraksiin.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com