AktualitetPolitikëTë fundit

Rama i jep Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit të Francës, François Hollande.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, Rama vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë shprehu vlerësimin edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Rama çmoi po ashtu ish-presidentin Hollande për inkurajimin që i jep rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com