Mijëra të vdekur, Venezuela goditet nga tërmete të forta
Dy tërmete të forta kanë goditur Venezuelën. Edhe Karakasi është prekur. Presidentja e përkohshme, Rodríguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Deri tani dihet për dhjetëra viktima 32 viktima – Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së druhet për mijëra të vdekur. Përparësi tani kanë operacionet e shpëtimit, tha presidentja e përkohshme. Ekipet e shpëtimit nga vendet fqinje janë në udhëtim nërkohë. Në Venezuelë do të pezullohet mësimi në shkolla dhe do të ndalohet trafiku hekurudhor. Edhe aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit Karakas ka ndërprerë funksionimin për shkak të dëmtimeve, shtoi më tej Rodríguez.

Trump premton ndihmë
Ndihmë për vendin e Amerikës së Jugut premtoi edhe presidenti amerikan Donald Trump. Ai tha se i ka udhëzuar të gjitha agjencitë amerikane të përgatiten për të ndihmuar shpejt, siç shkroi në platformën e tij Truth Social. “Ne do të jemi pranë miqve tanë të rinj dhe të shkëlqyer”, shkroi Trump – me sa duket duke iu referuar qeverisë së përkohshme në Karakas.

Sipas Shërbimit Gjeologjik t SHBA-së, USGS, mes të dy lëkundjeve kishte vetëm 39 sekonda diferencë. Tërmeti i parë ndodhi të mërkurën në orën 18:04 sipas kohës lokale, rreth 24 kilometra në lindje të San Felipe në veriperëndim të vendit, në një thellësi prej 21,9 kilometrash. Tërmeti i dytë, më i fuqishëm, ndodhi pak kilometra më në veri, në një thellësi prej vetëm rreth dhjetë kilometrash. Për shkak të thellësisë së vogël, pritet që pasojat e tërmetit të dytë të jenë më të mëdha.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi fuqinë e tërmetit të parë me magnitudë 7,2, ndërsa të dytin me 7,5 dhe konsideron probabilitet të lartë të numrit të viktimave.
Fraksion.com

