Shqiptarët në protestë 25 ditë kundër qeverisë/ “Nesër më shumë”, qytetarët me mesazh të qartë: Edi Rama jep dorëheqjen
“Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion janë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit.
Protesta nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe me pas vijoi marshimi drejt Kryeministrisë. Megjithëse ishte një mot me shi, stuhi, për disa orë, protestuesit nuk e ndalën protestën.
Pas disa orësh tubim para godinës së Ramës dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Një protestë si asnjëherë më parë në Shqipëri, një qëndresë prej 25 ditësh dhe që është paralajmëruar të vijojë deri në largimin e Ramës. Më 20 qershor 2026, protestës iu bashkua edhe Diaspora në Tiranës.
Ndërsa ditën e sotme, 24 qershor 2026 u paralajmërua një tjetër tubim madhështor në Tiranës, të shtunën, ku shqiptarë nga të gjitha vendet pritet t’i bashkohen.
Mesazhi i kësaj revolte mbetet i qartë si në ditën e parë, dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Fraksion.com

