Helmohen sërish rreth 30 kursantë në Akademinë e Sigurisë: Rasti i dytë brenda pak muajsh
Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur simptoma helmimi ushqimor mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshimet e para për helmimin e kursantëve lidhet me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut Sori Al që shërben pranë institucionit. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.
Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.
Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.
Pas përsëritjes së këtij skandali, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Fraksion.com

