AktualitetPolitikëTë fundit

Tre javë revoltë! Sot protesta e 22-të, diaspora “pushton” sërish Tiranën, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria nuk pret më!

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake.

Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Ata kaluan edhe pranë ‘Fan Zone’, ndërsa brohorisnin: Bashkohuni me ne!

Qytetarët u stacionuan para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet para marshimit nëpër rrugët e Tiranës.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 22-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com