AktualitetTë fundit

“Mblidh trutë e kokës!”, Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Partia duhet të pastrohet

Ndërsa në Tiranë do të zhvillohet sot dita e 22-të e protestave masive radhazi që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur një reagim nga radhët e mazhorancës. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka folur për një “Marrëveshje të Re” dhe nevojën për ndryshime të thella brenda forcës së saj politike.

Spiropali ka pranuar se Shqipëria duhet të bëhet më e drejtë dhe meritokratike, por ka theksuar se kjo kërkon fillimisht një proces reflektimi dhe spastrimi brenda vetë Partisë Socialiste, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të Edi Ramës, një ditë më parë nga mbledhja e grupit parlamentar socialist.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane,” shkruan Spiropali.
Më tej, deputetja socialiste ka drejtuar një mesazh të qartë dhe kritik, duke nënvizuar se pa një lartësim të vetvetes, nuk mund të pretendohet përmirësimi i vendit.

“Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe. Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin,” përfundon postimi i Spiropalit.

 

Reagimi i plotë

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱
Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com