9 protestues nën hetim! Policia: Zaptuan bulevardin, refuzuan të largohen
Nëntë protestues janë nën hetim dhe do procedohen në gjendje të lirë. Kështu bën me dije Policia e Tiranës, pas tubimit të djeshëm 20 qershor.
Blutë argumentojnë se ata kanë vijuar të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përtej orarit të lejuar duke penguar qarkullimin e automjeteve.
“Këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.
Nga ana tjetër, Rama mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij. Në reagimin e tij më të fundit, ai thekson se “shqiptarët e Maqedonisë së Veriut apo ata të Kosovës” nuk janë diasporë, ndryshe siç u “shit” dje. Ai thekson se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e vendit, ndërsa lë jashtë kësaj ‘përplasjeje’ homologun e tij, Albin Kurti.
Fraksion.com

