SPAK e sekuestroi si të ndërtuar me paratë e drogës, Berisha: Toka e hotelit “Zig-Zag” ndodhet në tokën që pretendon familja e Edi Ramës në Vuno! Shtet i mafias!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te ndërtimi i hotelit “Zig-Zag” në Vuno.
“Nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës. Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka. E kuptoni çfarë ndodh në shtetit e mafies?”, deklaroi Berisha.
Berisha: Kthehemi prapë te hoteli se duhet ta shohin shqiptarët se si ndërtohet parajsa, shihni fantazinë e tij.
Pra, për tre vite Isa Aliu bashkë me noterin nuk e kanë ditur se për regjistrimin në ASHK duhet kontrata e shitblerjes dhe raporti i vlerësimit…
Por pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar. Disa gjëra që janë të sigurta janë fakti se toka ndodhet në kufi me tokën e pretenduar nga Edi Rama.
Ndërsa dyshimi i fortë mbetet se kjo tokë është brenda kufijve për të cilën Edi Rama, e ndjera Aneta Rama dhe Olsi Rama pretendojnë bashkë me gjithë fisin Koleka.
Ne nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. As mënyrën se si e kanë përfituar shitësit këtë tokë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës.
Se ky Aliu ose është nga Kavaja ose nga Elbasani… Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka.
E kuptoni çfarë ndodh në shtetin e mafies?
Në certifikatën e regjistrimit, zëri kadastral është shënuar pemëtore.
Është shënuar pemëtore në një vend që ka pasur absolutisht vetëm shkurre, më vjen keq… shiheni, a mund ta imagjinoni ju tani, shikoni është plot shkurre.
Nga na dolën bahçe këtu ku kudo ka shkurre.
Dhe dihet që ai që ka bërë projektin ai i ka prerë shkurret. Pemëtore… na doli pemëtore tani.
Pra në rast se nuk do ishte shënuar e tillë, çdo lloj forme përfitimi, qoftë me AMTP, qoftë me trashëgimi do ishte e pamundur të posedohej, pasi në Vuno janë ndarë me ligjin 7501 vetëm ullishtat.
Ndërsa për pronat e tjera që janë në proces gjyqësor, ose nuk kanë mundur të provojnë pronësinë, pasi kullotat nuk kanë qenë në pronësi të askujt.
Tani duhet të jemi pak të vërtetë, kullotat kanë qenë komunale. Në ligjin e perandorisë, toka, ajri dhe deti i përkisnin perandorit. Ai ua jepte ato me qira për mirëqenien e qytetarëve. Kjo është e vërteta absolute e Perandorisë Otomane.
Në kuadrin e saj, sigurisht në shkallën e një autonomie siç thotë Stavro Skëndi për Republikat e Alpeve, që thotë se ishin pothuajse si republika autonome, kishte një treg, megjithëse perandori e ushtronte edhe aty pushtetin. Por kishte disa lehtësira, një treg toke, por pastaj pjesa tjetër ishte gjithçka e perandorit.
Komunale.
Hajde në Alpe ju të çoj nga të gjitha bjeshkët janë vetëm dy-tre individuale, të gjitha të tjerat janë komunale.
Sepse perandori i kishte përcaktuar komunale. Që të hyjmë në të vërtetat siç janë. Do të thotë janë në përdorim.
Fraksion.com

