AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhut  edhe këtë të premte në Tiranë në protestën e 20-të të organizuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Protestuesit e konsiderojnë këtë tubim si një shprehje të pakënaqësisë qytetare ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit.

Tubimi ka nisur zyrtarisht në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit marshuar në mënyrë paqësore drejt godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet  pjesa kryesore e protestës.

Pritet që qytetarë nga Tirana dhe nga qytete të tjera të vendit t’i bashkohen kësaj thirrjeje qytetare. Protestuesit kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të protestës në mënyrë të qetë, paqësore dhe demokratike.

Kjo protestë vjen në vazhdën e një serie tubimesh të organizuara gjatë muajve të fundit, ndërsa pjesëmarrësit synojnë dorëheqjen e padiskutueshme të Edi Ramës.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com