“Mu lut për të bërë një foto”, deklarata e Trump për Giorgia Melonin: Zv.kryeministri Tajani anulon vizitën në Miami
Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në Miami për datat 21 dhe 22 qershor, në një kontekst tensionesh të shtuara diplomatike mes Romës dhe Uashingtonit.
Vendimi vjen pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, të cilat Tajani i ka cilësuar si “serioze” dhe “fyese” ndaj Italisë në tërësi. Reagimi i tij është interpretuar si një shenjë e përkeqësimit të tonit diplomatik mes dy vendeve në ditët e fundit.
Më herët, Trump kishte bërë komente të forta për marrëdhëniet e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe për politikat e Bashkimit Evropian, duke kritikuar qasjen ndaj migracionit, energjisë dhe çështjeve ndërkombëtare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka bërë deklarata të forta gjatë një telefonate me emisionin “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe për çështje të ndryshme ndërkombëtare.
Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Daniele Compatangelo, ai u pyet edhe për luftën në Ukrainë dhe perspektivën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, duke deklaruar se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje dhe se qëndrimi i SHBA-së është për “paqe”.
Ai gjithashtu kritikoi politikat e Bashkimit Evropian për energjinë dhe migracionin, duke i cilësuar ato si të dështuara dhe duke paralajmëruar se, nëse nuk zgjidhen, mund të kenë pasoja serioze për të ardhmen e Evropës.
Farksion.com

