Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet amnistia penale dhe ndryshimet në Kodin Rrugor
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me procesin e integrimit europian, interpelanca me ministra, si dhe shqyrtimi i një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.
Seanca do të nisë me informimin mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, në kuadër të negociatave të anëtarësimit, nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Në vijim, parashikohet interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mbi gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri, e kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës,
Më pas seanca vijon me një interpelancë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, me kërkesë të deputetit Erion Braçe. lidhur me statusin aktual të procesit të legalizimit të ndërtimeve informale në territorin e Bashkisë Tiranë, në Njësinë Administrative nr. 5.
Rendi i ditës përfshin gjithashtu interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa lidhur me përgatitjet për sezonin turistik.
Rendi i ditës vijon me si dhe seancë pyetje–përgjigje me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri, mbi mungesën e kryerjes së analizave dhe ilaçeve në QSUT.
Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin “Për dhënie amnistie”, si dhe dy projektligje për ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të cilët kërkojnë shumicë të cilësuar votash për miratim.
Rendi i ditës vijon me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe atë “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektligjin për një shtesë në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
Deputetët pritet të votojnë edhe një sërë projekt vendimesh si Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026-2030”. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.
Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.
Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.
Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.
Fraksion.com

