AktualitetPolitikëTë fundit

“Do ikni si minj”, Berisha në Kuvend: Nuk mund të shtypni ata që kanë marrë mbështetje ndërkombëtare

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar sërish që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. Berisha tha se Rama duhet të hiqet me mosbesim.

“Larg duart nga protesta. Do të ikni si minj. Por kini guxim tani më mirë burrërisht, heqim me mosbesim Edi Ramën dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë herë më e fortë”, ka thënë Berisha.

Sali Berisha: Nuk mund të shtypni ata që kanë marrë mbështetje ndërkombëtare. Kërkesat e qytetarëve janë për largimin e menjëhershëm të Ramës, për anulimin e të gjitha ligjeve të amenduara nga Rama për mbrojtjen e mjedisit, me të cilat ju ndërtuat aeroportin e Vlorës dhe për këtë arsye flamingot i dënuat me vdekje. Në të cilin ju ndërtuat pikën e vogël në Parkun e Butrintit, me të cilën shkatërruat trashëgiminë kulturore dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve, duke harruar që janë edhe pasuri evropiane.

Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu, për mocion me debat, është një akt sa tradhtie aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk keni të drejtë të injoroni qindra mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e ligjit në dorë, duke sakrifikuar orë të tëra. Se kush tregohet fashist tani, ju apo ata, këtë e diktojnë dhe e lë të gjykohet nga qytetarët.

Ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime, duke marrë bandat. Paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta, zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë. Pastaj do ikni si minjtë. Por më mirë tani burrërisht, të hedhim mosbesim ndaj Edi Ramës dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë herë më e fortë në ditët dhe javët që vijnë.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com