Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Damian Gjiknuri dhe kreu i PD Sali Berisha kanë replikuar në njëri-tjetrin.
“Pse ky do ta kthejë protestën në interes të tij? Kur të dalë e vërteta e Arubës edhe unë do të them çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për t’i lënë hapësirë që të udhëtojë sërish në Amerikë? Këtë duhet t’u shpjegojë demokratëve” tha Gjiknuri.
Nga ana e tij, Berisha tha se deputetët socialistë nuk kanë guxim që të kërkojnë të bëhen publike dosjet.

“Me asnjë shpifje nuk e lan dot vetën tënde. Dil bëj be këtu, dil betohu që nuk ke qenë në Aruba. Dil. Sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim. Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi, që quhet Troplini, Altin Troplini, Altin Gjoka. Ai e ka dosjen…Nëse ti thuan nuk kam qenë, dil bëj ne në Bibël, thuaj nuk kam qenë dhe je i larë përpara shqiptarëve. Dil hajde provoje. Kërkoje t’i publikojë për të thënë që nuk ke qenë ti. Nuk e kërkoni dot, se nuk ju lë Edi Rama…”, tha Berisha.