Pjesëmarrje rekord në protestën masive para Kryeministrisë, thirrje Ramës të japë dorëheqje
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur pasditen e sotme në atë që po konsiderohet si një nga tubimet me pjesëmarrjen më rekord të javëve të fundit. Protesta e 14-të masive radhazi ka mbledhur qytetarë në numra rekord përpara godinës së Kryeministrisë, por numri i madh i pjesëmarrësve ka bërë që kthesa e turmës të shtrihet jashtëzakonisht gjatë.
Pamjet që vijnë nga pikat më të larta të qytetit, përfshirë edhe nga ata që janë ngjitur mbi Piramidën e Tiranës, tregojnë një lumë njerëzish që ka bllokuar plotësisht qendrën e kryeqytetit.
Fraksion.com

