“Rama më bullizoi” – Protestuesi me aftësi ndryshe bën denoncimin e fortë: Më quajti të paaftë. Je i verbër sepse nuk sheh njerëzit!
Një moment kulmor i protestës së sotme ka qenë fjala e një të riu me aftësi të kufizuara, i cili denoncoi se kryeministri Edi Rama e ka bullizuar në një bisedë telefonike, duke e quajtur bastard dhe të paaftë.
Në mesazhin e tij i riu deklaroi se ai është një ofendues që përdor kufizimet si fyerje, por ai që është i verbër është vetë kryeministri që nuk sheh njerëzit në shesh.
“Kam lindur ditën e flamurit më 28 Nëntor, sot ëndrra ime u plotësua ta shoh popullin të renditur kundër politikës së vjetër që na ka marrë frymën.
Sot kemi investime strategjike ndërsa ne nuk kemi karroca për të lëvizur. Ministrat e tij lëvizin me fouristradë.
Ai përdor fjalët doën, qorr, sakat, invalid. Qorrë nuk janë ata që nuk shohin, i verbër je ti që nuk sheh njerëzit. Jepe dorëheqjen.
Sot kemi investime strategjike ndërsa ne nuk kemi karroca për të lëvizur. Ministrat e tij lëvizin me fouristradë.

