AktualitetPolitikëTë fundit

“Më dhemb teksa shoh parullat”, tensione në Kuvend, Muçi: Ardit të shkoi jeta qafë më qafë

Me tone të forta është zhvilluar seanca e sotme plenare, ku në fokus të diskutimeve të deputetëve ishte protesta që vijon në vend prej 11 ditësh.

Deputeti i PS, Ardit Bido, iu drejtua me ironi opozitës duke thënë se janë kujtuar tani, ndërsa në 30 maj, ditën kur protesta nisi, nuk foli askush.

“Më dhemb teksa shoh parullat që u kujtua sot PD të vendoste, kam vetëm një pyetje: në 30 maj pse nuk folët? Pse heshtët? Pse nuk flisni sot për tregje oligopol që dëmtojnë këtë vend?”, u shpreh ai.
E ndërkohë me Bidon ka replikuar deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

“Të shkoj jeta qafë më qafë… kështu edhe shokut Bido i ka kaluar karriera politike nga një qafë në një tjetër. Komedia qëndron që zgjodhi të kërcejë në qafën e Ramës tani që atij po i vjen fundi. Shpresoj shumë që për të mirën e Bidos të jetë qafa e fundit e Bidos, se realisht i ka shkuar jeta qafë më qafë”, tha ai.

Muçi: Ka 2 javë që në komisionet ku unë bëj pjesë janë anuluar mbledhjet dhe nuk ka asnjë nga ato projektligjet e trenit që nxitonte shumë dhe ne s’kishim kohë t’i lexonim dhe kryeministri i firmoste tëk e tëk. Na thoni që ta shtyjmë, t’i japim një dorë të ecë përpara ose pranojeni që Edi Rama e ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët. Pranojeni se ky sharlatan që kemi për kryeministër, na bën që na bën neve me turp, por tani po bën me turp edhe ata europianë që dikur e puthnin në faqe. Në çfarë epoke jetoni ju sepse qarkullojnë mesazhe ku u kërkoni patronazhistëve të marrin me vete me listë edhe 15 shokë të tjerë. jeni bërë si byroja politike në kohën e Ramiz Alisë. Tani që dhëndri i Donaldit u tërhoq nga investimi i Zvërnecit, çfarë justifikimi keni për ato 4.5 miliardë dollarët e supozuar?.

1781169141_pankarta.jpg

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com