“Kush është Adam Smith?”, tensione në Kuvend, Peleshi: Unë nuk e di që jeni ju…. Nga ta gjej!?
Pas fjalës së deputetit të PS, Ardit Bido, Agron Shehaj ka tentuar që të bllokojë foltoren duke mos lejuar Luçiano Boçin, pasi kërkonte fjalën për replikë.
Shehaj pretendonte se në mënyrë indirekte Bido e kishte përmendur dhe për këtë kërkonte që t’i kthente përgjigje.
Ndërkohë kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i tha se në dijeninë e tij, Bido nuk e përmendi.
Peleshi: Uluni.
Shehaj: Kush është Adam Smith?
Peleshi: Unë nuk mund ta di që iu referua juve si Smith. Unë nuk e di që jeni Adam Smith. Nga ta gjej!?
Fraksion.com

