AktualitetPolitikëTë fundit

“Distancohuni nga Rama”, Berisha mbështet protestën e qytetarëve, thirrje Kuvendit: Dëgjoni të rinjtë para se të jetë vonë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për protestën e qytetarëve, që ka marrë përmasa masive. Ai tha se nëse nuk lexohen kërkesat e tyre do të jetë vonë dhe gabim për historinë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se protestat e zhvilluara prej ditësh nga të rinjtë përfaqësojnë një përpjekje për të mbrojtur të ardhmen e vendit, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas tij, Kuvendi duhet të lërë mënjanë çdo çështje tjetër dhe të trajtojë me përparësi kërkesat e protestuesve.

“Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tuaj. Kërkoj që parlamenti të ketë në axhendë të vetmen çështje, kërkesat që janë absolutisht legjitime”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se dëgjimi i zërit të protestuesve është një domosdoshmëri, duke paralajmëruar se injorimi i tyre do të përbënte, sipas tij, një gabim historik.

Berisha i bëri thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të rikthejë në qendër të agjendës parlamentare debatin mbi kërkesat e protestuesve dhe zhvillimet që lidhen me to.

Berisha: Sot shqiptarët në Shqipëri dhe në të 4 anët e botës presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të qindra mijëra të rinjve që prej 12 ditësh janë në një protestë epike paqësore me kërkesa të drejta që nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri që e konsideron vendimin si pronë të tij.

Të rinjtë shqiptarë në protestë janë 100 për qind të sinqertë, kërkojnë që me ëndrrën e tyre të bëjnë Shqipërinë,. Të mos merremi me asgjë tjetër veç plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tyre dhe në axhendë të Kuvendit të jkenë vetëm kërkesat e protestuesve.

Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, ndryshe do të jetë vonë de do të jetë një gabim i madh historik që bëhet. Distancohuni nga Rama dhe ktheni agjendën e Parlamentit.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com