AktualitetPolitikëTë fundit

“Nesër më shumë”, pas katër orësh para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk ndalet këtu. Menjëherë pas fjalimeve të forta të mbajtura në podium, mijëra protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.
Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com