AktualitetPolitikëTë fundit

Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit te Ministria e Infrastrukturës, kërkojnë prangat: Arresto Ballukun!

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit.

Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur “Rama ik!” dhe “Poshtë diktatura!”, turma e madhe e protestuesve është ndalur përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë pikë të marshimit, revolta është përqendruar e gjitha ndaj drejtueses së këtij dikasteri, njëherësh ish-zëvendëskryeministre. Protestuesit kanë shpërthyer njëzëri në kor me thirrje të forta, duke kërkuar arrestimin e saj lidhur me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe hetimet e fundit:

Thirrjet për vënien para përgjegjësisë ligjëtare të ish-numrit dy të qeverisë, e cila është vënë në shënjestër të akuzave dhe hetimeve nga SPAK për abuzimet me projektet e infrastrukturës dhe aferat milionëshe, kanë ushtuar përpara ministrisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com