“O plak i ligë, ne jemi rinia”, protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin! Rojet e tua do të të sjellin vetë zvarrë këtu!
Një fjalim tejet i fortë dhe me tone paralajmëruese ka ushtuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku një protestues ka shigjetuar drejtpërdrejt Edi Ramën, duke i vënë përballë forcën e rinisë dhe vendosmërinë për qëndresë të pandërprerë.
Me një gjuhë të ashpër, qytetari ka bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë injorimi i revoltës popullore.
“O plak i ligë, shkove 61 vjeç, po ne jemi rinia! Jemi zotuar se jemi këtu çdo ditë derisa të shporresh nga karrigia e pamerituar! Do jemi këtu përditë”, deklaroi ai mes brohoritjeve të turmës.
“Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin e të gabojë e ta fusë Tiranën në kolaps!”, përfundoi ai.
“T’i japim zemër policisë dhe gardës që të thyejnë frikën. E kanë frikë se vetë rojet e tij dhe garda e republikës do u rrëshqasë këmba dhe do gabojnë shumë dhe do e sjellin me duart e tyre zvarrë këtu!”, përfundoi ai, duke reflektuar tensionin e lartë dhe revoltën që ka prekur kulmin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.
Fraksion.com

