Vrasësi i policit, fonde nga AZHBR për ngritjen e stallave: Zbulohen dokumentet si përfitoi përmes familjarëve të tij
Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me autorin e vrasjes së policit në Maliq, Violand Braçellari, i cili rezulton se ferma e bagëtive që kishte ngritur në mes të pyllit, ku e përdorte dhe si strehë, e kishte ngritur me fonde të AZHBR-së.
Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.
Për më tepër dokumentet si më poshtë;




