“Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk është në shitje”, Protestat kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec, jehonë në mediat ndërkombëtare nga BBC, Reuters e CNN
Protestat që prej ditësh zhvillohet në Tiranë kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Qytetarët shqiptarët me mijëra kanë dalë në shesh me parullat “Atdheu nuk është në shitje”, “Edi Rama dorëhiqu”, për më shumë se 3 orë kanë protestuar kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Kjo protestë është thirrur të mbahet edhe ditën e sotme.
“BBC”, “The Indipendent”, “Financial Times”, “The Guardian”, i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur në Tiranë, e cila është shtrirë edhe në Durrës, tashmë dhe Vlorë.
Shqiptarët, protestojnë kundër projektit në Zvërnec dhe pakënaqësive qeveritare”, shkruajnë mediat e huaja. Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj, fëmijë, nëna më foshnjë, vajza e djem, të moshuar, të gjithë kundër pakënaqësive dhe padrejtësive me të cilën përballen prej vitesh nga qeverisja Rama.
“Protestuesit thonë se planet për zhvillimin përbëjnë një kërcënim për flamingot – të cilat janë një specie e mbrojtur – si dhe specie të tjera në zonën e mbrojtur të ligatinave.”, shkruan BBC.
Gjithashtu “Reuters” e “CNN” i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur në Tiranë. Një nga protestat më të mëdha ku janë përfshirë mijëra qytetarë dhe që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.







