AktualitetPolitikëTë fundit

“Qoftë e bekuar pika që mbush gotën”/ Korça mbush sheshet e rrugët në mbështetje të Zvërnecit, thirrje për largimin e Ramës: Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarë dhe aktivistë nl Korçë u mblodhën në një protestë ku kërkuan anulimin e projektit në Zvërnec.

Pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu shfuqizimin e Paketës së Maleve.
Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit nuk munguan as mesazhet që lidhen me vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli për të cilin u mbajt 1 minutë heshtje.

Protesta u zhvillua në pedonalen e qytetit të Korçës e cila u mbush plot me qytetarë. Ata bënë thirrje gjithashtu për protesta masive edhe në ditët në vijim.

“Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, ishin disa nga pankartat që mbanin qytetarët në duar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com