Pantallonat lino janë ‘must-have’ për këtë verë, ja si t’i kombinoni me stil
Pantallonat lino janë një nga veshjet më të rëndësishme të garderobës verore, sepse janë të lehta dhe duken gjithmonë bukur. Në verën e 2026-ës, ato nuk janë më vetëm për pushime, por janë kthyer në një element modern që mund të vishet si në qytet, ashtu edhe në ambiente të tjera.
Mënyra më e thjeshtë është t’i kombinosh me bazat e garderobës: një T-shirt e bardhë e futur brenda pantallonave, sandale të thjeshta ose atlete minimaliste, çantë e madhe dhe bizhuteri të thjeshta. Për mbrëmje ose ditë më të freskëta: një triko e lehtë mbi supe, ose një top i thurur pa mëngë.
Si t’i stilosh për punë
Ngjyrat më të mira për linon në verën e 2026-ës, përveç ngjyrave klasike, janë në trend edhe tone më të buta dhe natyrale si e bardhë dhe krem (klasike për verë), e zezë (më elegante), bezhë, jeshile e ullirit, kafe e ngrohtë, blu e zbehtë.
Aksesorët ndihmojnë ta bëjnë look-un të dukeni më ‘cool’. Ju mund t’i vishni pantallonat lino me sandale, atlete, syze të mëdha dielli dhe bizhuteri të thjeshta në ngjyrë ari.
Fraksion.com

