Lamallari: Trajtim i specializuar për efektivin e plagosur, jemi pranë familjarëve të Enea Mekollit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari reagoi sot për vrasjen në krye të detyrës të punonjësit të Policisë, inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, në malin Boden, bashkia Maliq, si dhe plagosjen e efektivit tjetër, Edison Adri.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri Lamallari i shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes së efektivit të vrarë, 34-vjeçarit Enea Mekolli.
“I njëjti ngushëllim shkon dhe për çdo efektiv të Policisë dhe për kolegët e Eneas”, tha Lamallari, ndërsa shprehu gjithashtu mbështetjen në këto momente shumë të vështira për ta.
Ndërkohë, Lamallari bëri të ditur se vizitoi edhe efektivin e plagosur, Edison Adri, në Spitalin e Traumës.
“U sigurova nga stafi mjekësor se ka të gjithë vëmendjen maksimale dhe mbështetjen maksimale për ta trajtuar në mënyrë më të specializuar të mundshme. Sigurisht këto momente janë të rëndësishme që ne të jemi pranë familjarëve të tyre, për të shprehur mbështetjen tonë”, tha Lamallari.
Fraksion.com

