AktualitetTë fundit

Dy vëllezërit e dhunuar në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar mëngjesin e sotëm, ndërsa njëri prej tyre dyshohet i plagosur me armë zjarri.

Klisman Rrapushi(Lepuri) dhe Klaudio Gega(Lepuri) janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur.

Tiranë/Informacion paraprak

Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com