AktualitetTë fundit

Aksidenti me 1 të vdekur në Kardhiq-Delvinë, i riu nga Lazarati humbi jetën, 3 të tjerë të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, 1 i vdekur e 3 të plagosur.

Ngjarja rreth 1 orë më parë. Janë përplasur dy automjete, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Nga aksidenti humbi jetën Orest Mahmutaj nga Lazarati 20 vjeç. Të plagosur nga përplasja e dy mjeteve janë; Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri.

Gjendja e tyre nuk është shqetësuese. Ata do të dërgohen për mjekim të specializuar në spitalin rajonal në Vlorë.

 

VIKTIMA

2ec5b604 D96a 4f11 93c2 6e66381405e2

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com