Tomor Alizoti: Kur epshi i liderit triumfon mbi kushtetutën, jemi në diktaturë
“Kur epshi i liderit triumfon mbi kushtetutën, jemi në diktaturë”, kjo është fjalia me të cilën deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti përmbledh fjalimin e tij, pas debatit që u ndez në Kuvend sa i takon çështjes së protestave kundra projektit në Zvërnec.
Alizoti ngriti shqetësimin se kryeministri Edi Rama po shkel haptazi nenin 80 të Kushtetutës, i cili e detyron atë të mos u shmanget interpelancave të kërkuara nga deputetët.
“E shteti i së drejtës ka një qëllim: nëpërmjet ligjit të ndalojë epshin e liderit. Dhe në momentin që epshi i liderit triumfon mbi Kushtetutën, ne jemi diktaturë. Ne jemi haptas në diktaturë. Kështu që edhe ata zotërinjtë e nderuar që janë socialistë, po janë juristë, duhet ta thonë haptas këtë gjë. Ai del haptas, shkel Kushtetutën. Jemi në diktaturë apo jo? Atëherë ju si drejtuese e seancës duhet të merrni kurajon dhe e keni tagrin të jepni një shpjegim ose të detyroni kryeministrin të vijë në interpelancë. Pse nuk vjen kryeministri i Shqipërisë në interpelancë? Dhe kjo bisedë që unë bëj është tamam proceduriale. Pra nuk është as populiste, as politike siç mund ta cilësoni. Është, ka të bëjë me shtetin, ka të bëjë me Kushtetutën. Nga e merr të drejtën kryeministri i Shqipërisë të shkeli Kushtetutën e Shqipërisë? Ju lutem më jepni një përgjigje.”, tha Alizoti.
Fraksion.com

