AktualitetNATO/BETë fundit

Rubio: SHBA-ja do të mbetet në NATO, por kërkon reforma

Sipas Ministrit të Jashtëm amerikan Rubio, SHBA dëshirojnë të mbeten anëtare të NATO-s. Megjithatë, aleanca ushtarake duhet të reformohet.

“Ne jemi ende anëtarë të NATO-s, por NATO ka nevojë për ndryshime të thella, dhe Presidenti e ka bërë të qartë këtë,” tha Rubio. Trumpi është veçanërisht i irrituar nga fakti që disa vende të NATO-s, veçanërisht Spanja , refuzojnë t’i lejojnë SHBA-të të përdorin bazat ajrore për luftën kundër Iranit.

Sekretarit të Shtetit të SHBA-së iu bë gjithashtu pyetje për kërkesën e Trump-it në lidhje me kontrollin e Groenlandës. Groenlanda është “për momentin” pjesë e Danimarkës, tha Rubio. Diskutimet për përdorimin e këtij territori për qëllime të mbrojtjes kolektive janë në zhvillim e sipër. Ministri nuk dha asnjë detaj. “Mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira.”./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com