Mjeku: Polici që u plagos në Maliq është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit
Gjendja e efektivit të policisë që u plagos në Maliq, Edison Adri paraqitet stabël, por do t’i nënshtrohet një operacioni.
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka iku edhe gjuha.
Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do futet në sallën e operacionit, por gjendja është tashmë e stabilizuar.
“Efektivi erdhi me helikopter. Parametrat janë në normë. Është stabil dhe sapo u fut në sallë, do intubohet. Po bëhet vlerësimi i dëmtimeve të gojës dhe qafës”, u shpreh mjeku i Traumës.
Efektivi u plagos gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari, ndërsa një efektiv u vra.
Autori i ngjarjes, Violand Braçellari gjithashtu mbeti i plagosur gjatë aksionit të policisë. Ndërsa në ambientet e Traumës, ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita.
Fraksion.com

