AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama në burg”, Kryeministri – protestuesve: Honxho bonxhot nëndritarës, janë si ata që presin fund të ndryshëm nga një film i parë

Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje reagimeve të protestuesve, për dorëheqje apo dhe thirrjeve për burgosjen e tij. Ai tha se kjo ka marrë fund dikur. Kryeministri theksoi se i ka dhënë jetë një strukture që është tërësisht e pavarur, referuar drejtësisë. Ndërsa shtoi se akuzat nuk i bëjnë përshtypje, duke shtuar se ata që i shkojnë nga pas “atyre honxho bonxhove që shkojnë te i njëjti film dhe presin fund të ndryshëm.

Edi Rama:

Nuk të përgjigjem sepse ndryshe do akuzohem si një njeri që nuk respekton mediat. Kjo nuk është pyetje, kësaj pyetje i mungon çdo lloj epike. E di shumë mirë që ata që protestojnë janë shqiptarë. Nuk u përgjigja ndaj tyre, por ndaj atyre që kërkojnë dorëheqjen time pa kushte dhe thonë se nuk ka një ftesë nga ana ime për dialog. E kam me ata që janë pjesë e turmës dhe nuk dalin në bulevard të kërkojnë dorëheqjen time. Sa i përket burgut, kjo merito vetëm një koment, koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, e kemi lënë shumë pas dhe jam njeriu që kam udhëhequr me krenari betejën e shqiptarëve duke i hapur rrugë reformës në drejtësi e duke i dhënë jetë një strukture të pavarur nga unë dhe bën punë n në shërbim të drejtësisë. Kjo është prap pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve por sme bëjnë përshtypje fare sepse është film i vjetër me të njëjtin fund. Ata që i shkojnë pas honxho bonxhove nëndritarsit profesionistëm janë njëlloj si ata që shkojnë të shohin një fund të njejtë.

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com