“Një përqafim të veçantë për ata të mitë”, sot tubimi i katërt për Zvërnecin: Dorëheqje qeverisë! Rama dhe Berisha në burg
Mbahet sot protesta e katërt kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e ministrave të kabinetit qeveritar.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e djeshme së bashku me presidentin e Këshillit të Europës, u pyet lidhur me ngjarjen në Zvërnec.
“Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjeën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë-ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën enjë pasurie. Për sa kohë ky është jë problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj pronë. Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëvendësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitotrët që sot janë zotëruriesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global. Kjo çështje duhet ndarë me dy pjesë. Investitorët janë në drejtën e tyre e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive…Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura , përvec palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet…
Mirmëngjesi i sotëm i Ramës:
“MIRËMËNGJES, dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama krahas videos.
“Në fakt ne kërkuam që kryeministri të dorëhiqej që sonte. E ka tepruar deri në pikën ku s’mban më. Ne kemi mëshirë për të tani sepse në të vërtetë, ndonjë patriot edhe mund të bënte ndonjë gjë të keqe. Sepse ashtu jemi mësuar ne, t’i heqim tradhtarët, duke i vrarë ata. Por me anë të tolerancës dhe shpirtit tonë të mirë, i kemi dhënë 24 orë. Dhe po nuk iku për 24 orë, i lutemi Zotit ta ndihmojë. Ta ndihmojë Zoti, Krishti sepse ai është katolik. Ne prej krishtit e kemi falur deri tani, por edhe katolikët nuk presin më.
Nuk ka më tolerancë. Tolerancë zero ndaj satanistëve! Vdekje satanistëve dhe Sorosit! Po të kam parë më në Shqipëri, Soros, Alex Soros, gjithë banda juaj, po ju kam parë më e keni me mua personalisht. I will f**k your mother, i will f**k your sister!”, shprehet protestuesi.
Protestat kundër projektit në Zvërnec kanë vijuar prej disa ditësh, që pas incidentit ku një protestues u dhunua në Vlorë nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë që mbronin kantierin. Qytetarët kërkojnë ndalimin e projektit, pasi sipas tyre cenon zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës.
Fraksion.com

