Keni konflikte në çift? Ja si mund t’i parandaloni duke thënë këto 3 fraza
Shumë herë njerëzit thonë se partneri i tyre fillon debatet dhe ato zgjasin me orë të tëra. Por, nëse e mendon më thellë, nuk është e mundur që një person të grindet i vetëm për minuta apo orë të tëra.
Njerëzit që mendojnë se janë “viktima” të një partneri që grindet shpesh nuk e kuptojnë rolin e tyre në konflikt. Në përgjithësi, çiftet që grinden hyjnë në një dinamikë ku njëri është më agresiv, ndërsa tjetri më pak. Më poshtë do të gjeni 3 frazat kyçe që mund të ulin ose të ndalojnë shumicën e konflikteve në çift.
1. “E kuptoj këndvështrimin tënd”
Kjo nuk do të thotë që je dakord, por që po e pranon se tjetri ka një mënyrë të ndryshme të menduari. Kjo e bën partnerin të ndihet i dëgjuar dhe më pak mbrojtës.
3. “Të kuptoj”
Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të treguar empati dhe afërsi emocionale. Shpesh mjafton vetëm kjo frazë që një debat të fillojë të qetësohet.
4. “Le ta zgjidhim bashkë këtë”
Kjo e zhvendos fokusin nga konflikti te zgjidhja. Tregon që marrëdhënia është më e rëndësishme se debati dhe se jeni në të njëjtin ekip.
Fraksion.com

