AktualitetPolitikëTë fundit

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për të atin

Mëngjesin e sotëm, ish-presidenti Ilir Meta është shoqëruar nga burgu 313 në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Metaj.

Pritja e ngushëllimeve ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 21:00.

Ditën e djeshme, Meta mori pjesë në varrimin e të atit në Çepan të Skraparit, duke shënuar edhe herën e parë të daljes së tij nga qelia.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com