AktualitetPolitikëTë fundit

FOTOLAJM: Dje Rama dekoroi Gramoz Ruçin, i biri protestë kundër qeverisë

Një postim i bërë nga Ledio Ruçi, djali i një prej ikonave të PS, Gramoz Ruçi, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen. Ai ka shpërndarë në Insta Story një foto që është bërë virale kohët e fundit, ku në ballkonin e një apartamenti shfaqet një banderolë me mbishkrimin: “Nuk ka shtet”.

Postimi vjen vetëm një ditë pasi babai i tij, Gramoz Ruçi, u dekorua nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së organizuar në Tiranë me rastin e 35 vjetorit të Partisë Socialiste.
Whatsapp Image 2026 06 03 At 13.26.23

Ndonëse Ledio Ruçi nuk ka bërë asnjë koment shtesë, shpërndarja e fotos vjen në kulmin e debatit dhe protestave që kanë shoqëruar projektin e resortit turistik në Zvërnec. Ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, qytetarët, pas 3 tubimeve masive në kryeqytet, sot zhvillohet i katërti, kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke kërkuar më shumë transparencë dhe informacion lidhur me investimin e planifikuar në zonë. Postimi i Ledio Ruçit vjen pikërisht në këtë klimë tensionesh dhe pakënaqësie qytetare, duke shtuar interesin rreth mesazhit të përcjellë përmes fotos së publikuar./Ballkanweb

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com