“Rama nuk shpëton dot, fjalim i planifikuar”, Këlliçi: Kur revolta i shkoi te zyra bëri të përulurin. Kryeministri i korruptuar në palcë!
Pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme lidhur me situatën në Zvërnec që solli edhe protestës që u mbajt një ditë më parë në Tiranë, vjen edhe reagimi i Belind Këlliçit.
Në një reagim në statusin e tij në facebook, Këlliçi shprehet se Rama nuk shpëton dot nga roja i sigurisë duke e akuzuar kryeministrin si dhunuesin dhe plaçkitësin e vendit.
Reagimi i plotë:
Vetëm një politikan i korruptuar dhe një qënie pa moral e virtyt, mund të bëjë atë që bëri sot Edi Rama.
Me siguri, ai kishte planifikuar një tjetër fjalim, atë që bën zakonisht ku shan, dhunon e mallkon këdo që nuk është në klanin e tij. Por kur protesta dhe revolta i shkoi tek zyra, e grisi dhe sot mbajti një tjetër fjalim, atë që mban vetëm kur kërkon të ruajë pushtetin e lëkurën e tij.
Bëri viktimën dhe të përulurin, bëri atë që nuk është dhe dha shpjegime të gjëra e të gjata për Zvërnecin.
Po si ka mundësi që ai nuk bëri transparencë më parë, kur njerëzit dhe mediat ja kërkonin?!
Pse i shpërfilli ai të gjithë dhe e trajtoi si çështjen e tij personale deri dje pasdite?!
Pra Edi Rama edhe një herë tregoi se shpjegimi, transparenca, llogaridhënia, nuk janë zgjedhja e tij. Ai e bën këtë vetëm kur është i detyruar. Vetëm kur vihet në rrezik karrikja e tij.
Vetëm atëherë dhe prapë duke fshehur të vërtetën e madhe të asaj që ndodhi në Zvërnec. Se dhunuesi i qytetarëve aty nuk është një polic privat që po shihet me dëshpërim nga qeveria e kreu i saj si komardare shpëtimi.
Dhunuesi aty është Edi Rama.
Sepse ai është frymëzuesi i arrogancës, i goditjes së njerëzve.
Sepse Edi Rama është rreshtuar që në fillim me oligarkët e të fortët kundër interesit publik. Sepse tek Edi Rama, kriminelët dhe bandat e këtij vendi kanë gjetur partnerin me të cilin kanë dhe koordinator.
Pra nuk është aspak rastësi, apo incident ajo që ndodhi në Zvërnec dhe solli revoltë. Eshtë efekt i qeverisjes shtypëse të një kryeministri të korruptuar në palcë!
Një dhunë e tillë ndodh sot kudo në Shqipëri ku qytetarët shkelen me këmbë, nuk gjejnë të drejtën, sorollaten e fyhen nga njerëzit që kanë pushtetin.
Me aplogjinë e gjatë ku bëri sërish viktimën, Edi Rama vetëm i ka ftuar protestuesit të jenë më të shumtë sot pasdite dhe jo siç e ka menduar se duke nxjerrë një fytyrë që nuk e ka, do t’i mashtrojë të rinjtë e të rejat, do t’u hedhë hi syve.
Në mbyllje po të bëj një pyetje Edi Rama!
A i the të gjitha të vërtetat për Zvërnecin?!
Ti nuk do bësh kurrë transparencë, se ajo dihet.
Transparencën e munguar do e bëjmë ne!
Shihemi sot në Kuvend
Fraksion.com

