“Opozita jemi ne”: Garë e fortë për vendin e dytë!
“Gara e fortë për të qenë opozitë!*
Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku lufta më e madhe politike bëhet se kush do të jetë në opozitë. E gjitha kjo, me shpresën se një ditë, kur qeveria të mërzitet dhe të largohet, do t’i vijë radha për të hipur në pushtet.
Protesta e sotme ishte një trishtim i madh, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë shoqëror.
Dy tubime paralele!
Njëri te Ministria e Arsimit, i thirrur në emër të studentëve, por i menaxhuar nga partitë e reja, të cilat, me sa duket, nuk janë më edhe aq të reja as në huqe e prapaskena.
Aktivistë partish të vogla/reja, të rinj idealistë, adoleshentë, qytetarë që thjesht protestojnë. Kishte aty edhe drejtues të PD-së, që kishin dalë si qytetarë.
Tubimi tjetër ishte në bulevard, i thirrur nga PD-ja. Berisha kërkon të jetë patjetër i pranishëm në këtë «gosti politike», pasi rrezikon ta nxjerrin jashtë sofrës opozitare. Sepse pa protesta Berisha nuk ekziston.
Pas pak minutash, turma e bulevardit marshoi drejt Rrugës së Durrësit për tu bashkuar me “protestën tjetër”.
Aty fillon sherri!
Kori i një grupi aktivistësh, me gjasë të partive të reja, brohorasin: «Opozita jemi ne!».
Mediat fiksojnë prototipat që bërtasin: «Jashtë politika, jashtë partitë nga protesta!».
Njerëzve të PD-së u kërkohet të largohen. Thirrjet kundër PD-së bëhen më të forta se ato kundër qeverisë.
Çfarë tragjikomedie!
Ky është sheshi i revolucionarëve të rinj, që kërkojnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit partiak.
Dikush tjetër përpiqet t’u kujtojë se sheshi është i të gjithëve dhe kushdo mund të protestojë për të rrëzuar qeverinë.
Por një “qorist” ndërhyn duke bërtitur: «Mos na merrni kauzën!».
Ndërkohë, në një platformë online vazhdon të votohen kandidatët e “Listës Studentore”. Deri tani janë zgjedhur nja 500 deputetë.
Revolucioni vazhdon…
•Marrë nha facebook i
Gara e fortë për të qenë opozitë!*

Revolucioni vazhdon…/
Marrë nga facebooku i Mentor Kikia
Fraksuon.com